Vucic

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është fitues i zgjedhjeve të tre prillit, në Serbi

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është fitues i zgjedhjeve të tre prillit në Serbi, ku ai u përball me një opozitë që zotohej të luftojë korrupsionin dhe të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit. Vuçiç, siguroi kësisoj një mandat të dytë pesë-vjeçar mes premtimit për paqe e qëndrueshmëri, ndërsa agresioni rus në Ukrainë e ka vënë Serbinë nën trysninë e perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj tradicionale me Moskën dhe aspiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Rezultatet tregojnë  se Aleksander  Vuçiç është fitues që në raundin e parë ndërsa i dyti radhitet Zdravko Ponosh, një gjeneral në pension. Opozita kryesisht bojkotoi zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, duke lejuar Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandër të Vuçiçit dhe aleatëve të tij të mbajnë 188 vende në parlamentin me 250 deputetë. Agresioni rus në Ukrainë më 24 shkurt ushtroi ndikim të madh në fushatën në Serbi, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse. Kremlini gjithashtu mbështet kundërshtimin e Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës. Megjithëse Serbia mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus në Ukrainë, ajo refuzoi të vendosë sanksione kundër Kremlinit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …