Në hapësirën e Komunës së Rahovecit, u vendos Klinika Mobile për Ndihmë Juridike Falas

Sot, në hapësirën e Komunës së Rahovecit, u vendos Klinika Mobile për Ndihmë Juridike Falas, e cila për dy muajt e ardhshëm do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Rahovecit, që e kanë të pamundur t’i përballojnë shpenzimet juridike për raste të ndryshme gjyqësore apo juridike. Ky projekt po zbatohet në bashkëpunim me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, ndërkaq, duke vlerësuar kërkesat dhe nevojat gjatë këtyre dy muajve të ardhshëm, synim mbetet vendosja e saj e përhershme brenda objektit të Komunës së Rahovecit. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili i ftoj të gjithë qytetarët e komunës që t’i shfrytëzojnë këto shërbime. Kryetari Latifi e falënderoi drejtoreshës ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj-Kalanderi, e cila u angazhua për jetësimin e këtij projekti edhe në komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …