Boris Varga: Serbia s’ pranon se agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, është sikur agresioni i saj në Kroaci, Bosnje e në Kosovë

Boris Varga: Serbia s’ pranon se agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, është sikur agresioni i saj në Kroaci, Bosnje e në Kosovë

Duke interpretuar rezultatet e hulumtimit të NSPM-së, Gjorgje Vukadinoviç shprehu imazhin dominues që ekziston vetëm në Serbi dhe Rusi, dhe ai është se në Ukrainë është “vazhdim i asaj gjendje  që qytetarët e Serbisë panë mbi veten dhe rreth tyre në 1999”, shkruan analisti, Boris Varga për Al Xhazirën. Ai thotë se sipas kësaj logjike lufta në Ukrainë është vetëm për fajin e  NATO-s, të  Shteteve të Bashkuara, e BE-së. Refuzohet fakti kryesor se kush janë  agresorët edhe pse dihet mirëfilli se  Serbia ishte agresor  në vitet 1990 dhe Rusia tani. Nuk paska asnjë lidhje mes agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Çeçenisë dhe agresionit të Serbisë kundër  Kroacisë, Bonje-Hercegovinës dhe Kosovës. Nuk paska lidhje mes Vukovarit të rrethuar dhe të shkatërruar, e Sarajevës. Nuk paska pasur  gjenocid në Bosnje nuk paska pasur krime mizore, në Drenicë, në Raçak, Gjakovë, Suharekë!. NATO dhe Ukraina qenkan  fajtorë për falsifikimin e planeve të përbashkëta, prandaj u krijua varri masiv i Mariupolit, Irpini dhe Buça e djegur, shkretuan Harkovin dhe qytete të tjera ukrainase, të cilat së bashku me banorët e tyre po zhduken në sulmet ruse. Mijëra të vdekur, katër milionë refugjatë në BE, pothuajse shtatë milionë ukrainas të zhvendosur brenda vendit. A mund të thonë mediat shtetformuese në Serbi se kush është përgjegjës për të gjitha këto, pyet analisti, Boris Varga.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …