Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu: Sa herë që cenohen interesat e qytetarëve, zonja Osmani duhej të ishte në pozitën e saj, por kjo nuk po ndodh

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se seanca me diskutime  për politikën e jashtme do të mbahet javën e ardhshme, pasi javën e kaluar ka dështuar shkaku se jashtë shtetit ishin kryeministri Albin Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ajo ka thënë se PDK-ja është e shqetësuar lidhur me pozicionimin e kryetares, Vjosa Osmani karshi problemeve në vend. U vendos që më 12 prill të diskutohet lidhur me politikën e jashtme”. “Ne në PDK disa herë kemi shprehur shqetësime lidhur me pozicionin e saj. Ajo duhet gjithmonë ta paraqes unitetin e shtetit. Sa i përket çështjes së energjisë dhe çështje të tjera presidentja do të duhej të ishte në vend. Sa herë që cenohen interesat e qytetarëve, zonja Osmani do të duhej të ishte në pozitën e saj, por nuk ka ndodhur kështu ka saktësuar deputetja, Blerta Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …