Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri thotë se “nuk është patriotizëm e as nuk është fuqizim” për shtetin vendimi i institucioneve të vendit për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Haziri tha se Qeveria, përgjegjësinë për mos mbajtjen e zgjedhjeve serbe “e ka ndarë me opozitën më 15 janar”, kur u ndalua mbajtja e referendumit serb. Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar njohje indirekte nga Serbia, ndërsa e vlerëson si të gabuar kërkesën që zgjedhjet serbe të mbaheshin me një letërkëmbim paraprak mes qeverive. “Nuk ka kushte, nuk ka përgatitje dhe nuk ka pasur ambient për një vendim të tillë”, tha Haziri. “Duhet të vijnë mekanizmat e Serbisë t’i bëjnë zgjedhjet në Kosovë? Kjo është edhe më e rëndë”, tha ndër tjerash ish-kryetari i Gjilanit. Duke kujtuar premtimin e Kurtit për dialog me serbët e Kosovës, Haziri tha se kryeministri e ka bërë të kundërtën. Edhe këta pak serbë që ne i kemi integruar për 20 vjet ai i ka dezintegruar. Sepse ne na është dashur shumë të punojnë serbët në juglindje të Kosovës që të integrohen totalisht. Dhe duhet ta ruajmë si vlerë”, tha, Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …