Më shumë se 90 njerëz kanë vdekur në një tjetër tragjedi në Mesdhe, kështu shkruan Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi në ripostimin e mesazhit të organizatës humanitare Mjekët pa Kufij. “Evropa ka dëshmuar aftësinë e saj për të pritur bujarisht dhe efektivisht katër milionë refugjatë nga Ukraina. Tani ajo duhet të mendojë urgjentisht se si ta zbatojë këtë për refugjatët dhe migrantët e tjerë që trokasin në derën e saj,” shtoi ai referuar standardit të dyfishtë të vendeve evropiane ndaj emigrantëve. Mjekët pa Kufij (MSF) konfirmuan informacionin. Sipas MSF, anija e mbingarkuar u mbyt në ujërat ndërkombëtare disa ditë pasi ishte larguar nga Libia dhe po përpiqej të kalonte Mesdheun. Libia konsiderohet si një nga vendet kryesore të tranzitit në rrugën përdorin emigrantët e parregullt për të shkuar nga Afrika e Veriut në Evropë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …