Largohet një deponi ilegale e mbeturinave në Kabash të Vitisë

Aksionet e pastrimit në territorin e komunës ës Vitisë, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Me këtë rast u bë largimi i një deponie ilegale të mbeturinave në Kabash, konkretisht në drejtim të rrugës për në restorant “Arena”. Përndryshe aksionet e tilla të pastrimit janë zhvilluar gjatë ditëve të shkuar edhe në disa fshatra të kësaj komune ku janë larguar deponi ilegale të mbeturinave në Beguncë dhe Pozheran. Bëhet me dije se në këto aksione të pastrimit janë duke bashkëpunuar ngushtë të tri drejtori komunale si: Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtoria e Inspekcionit dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë të kësaj komune.

Mund të jetë një imazh i pemë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …