Mbahet akademin përkujtimore kushtuar mësuesit, Ibrahim Hoti nga Ratkoci i Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar Mësuesit Ibrahim Hoti nga Ratkoci, i cili iku nga kjo botë dy vite më parë. Në fjalën e tij kryetari Latifi tha se: Mësuesi Ibrahim ishte një prej veteranëve të arsimit shqip, i cili mësimdhënies ia dha edhe përmasën e nevojshme të edukimit, duke frymëzuar ndjenjën dhe frymën e atdhedashurisë te gjeneratat e shumta të nxënësve që i përcolli përgjatë viteve të tij të angazhimit. Çdo njëri nga ne, e kemi të skalitur në kujtesën tonë dhe e mbajmë në zemër figurën e mësuesit tonë të parë, të cilit i falemi me mirënjohje e respekt. Të njëjtën ndjenjë e kam edhe unë, sepse natyrshëm më kujtohet dita e parë e shkollës dhe mësuesi im i parë, Ibrahim Hoti. I tillë ishte Mësuesi Ibrahim, pedagog me disiplinë e kulturë, i vendosur dhe këmbëngulës si njeri dhe mësues me përvojë të admiruar. Gjithashtu, ishte një aktivist politik e shoqëror që la gjurmë me angazhimet e tij të shumta, në shërbim të interesit të përgjithshëm, edhe si përfaqësues i zgjedhur tri herë në Kuvendin Komunal të Rahovecit si dhe në funksionin e një drejtori të suksesshëm në Shfmu “Katër Dëshmorët” në Ratkoc. Fotografia e tij prej mësimdhënësi shembull do të jetë e pa fshirë në kujtesën time. Kontributi i tij do të jetë i çmuar përgjithmonë nga unë, gjenerata e gjenerata nxënësish të tij, nga bashkëpunëtorët e miqtë e shumtë të tij si dhe nga Komuna e Rahovecit. U kujtoftë përjetë emri dhe vepra e tij! E pastë të lehtë mbi varr dheun e kësaj toke!

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …