Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Sali Berisha sërish i përgjigjet me arrogancë ambasadores amerikane, ambasadores Yuri Kim

Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka kundërpërgjigjur sërish  ambasadores Yuri Kim, pasi kjo e njohu si kryetar legjitim të PD Enkelejd Enkelejd Alibeajn. Berisha u shpreh se nuk pranon ndërhyrje të tilla dhe se për shkak të qëndrimit të ambasadores u rikthye të garojë për kreun e PD. “Ky takim ishte shkelja flagrante e radhës e Konventës së Vjenës nga një diplomate e akredituar në Tiranë. Shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj. Por ishte njëkohësisht përpjekja e dështuar e radhës e ambasadores për të përcaktuar kreun e PD-së. Refuzoj çdo ndërhyrje tuajën në problemet e brendshme të PD dhe kërkoj të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve të partisë. Nuk mund të pranoj ndërhyrje të tilla. Ju i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe si duhet të zgjidhet PD dhe kjo më ka bërë të rikthehem të garoj. Do ta keshilloja që nëse dëshiron që të ketë komunikim të sinqertë me demokratet t’u kërkoj të falur”, tha Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …