Shaip Kamberi

Shaip Kamberi, ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, komuna në jug të Serbisë. Kamberi, i cili në zgjedhjet e 3 prillit ka garuar në kuadër të Koalicionit të Shqiptarëve, ka thënë se këto zgjedhje janë karakterizuar me dalje të ulët të shqiptarëve, për shkak të, siç ai ka thënë, pasivizimit të adresave të shqiptarëve. “Shumë shqiptarëve u është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira”, ka thënë Kamberi. Prandaj, ai ka thënë se “zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të kësaj ane. Këshilli Kombëtar Shqiptar, institucion i vetëqeverisjes i komunitetit shqiptar në Serbi, ka thënë më herët për “Radion Evropa e Lirë” se deri në fund të vitit të kaluar në këtë institucion ishin paraqitur rreth 6 mijë qytetarë të komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, të cilëve iu ishin pasivizuar adresat. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi më 2021 ka thënë se Serbia, në mënyrë që të ulë sa më shumë që të mundet numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug të shtetit, po kryen një proces të quajtur “pasivizimi i banorëve shqiptarë” që jetojnë jashtë Serbisë, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …