RrGK lanson raportin “Diskriminimi me Bazë Gjinore dhe Punësimi ne Kosovë”

RrGK lanson raportin “Diskriminimi me Bazë Gjinore dhe Punësimi ne Kosovë”

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) nesërmë 7 prill, nga ora 10:00-12:30, në Hotel Sirius në Prishtinë, do të lansojë botimin e dytë të raportit Diskriminimi me bazë Gjinore dhe Punësimi në Kosovë.

Raporti analizon dhe identifikon mangësitë në kuadrin ligjor përkatës sipas ligjeve të Bashkimit Evropian (BE) për barazi gjinore; praninë dhe natyrën e diskriminimit me bazë gjinore lidhur me punësimin; shkallën në të cilën njerëzit kanë paraqitur ankesa për këtë diskriminim; si i kanë trajtuar institucionet rastet e tilla, si dhe rekomandimet për secilin aktor përkatës. Ky botim i dytë i raportit përfshin periudhën që nga viti 2018, dhe kështu shërben si përditësim i hulumtimit bazë me po të njëjtin titull të botuar në vitin 2018.

Ftohen mediat të ta përcjellin këtë ngjarje.

 

Për më shumë informata, ju lutemi gjeni të bashkëngjitur agjendën.

 

Ky hulumtim është financuar nga Bashkimin Evropian (BE) dhe është bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida).

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …