Emisari i BE-së, për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar është mbajtur një takim i Grupit Special për Normalizim, sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën. Ai ka nënvizuar se kjo ishte një mundësi e mirë për t’i njoftuar shtetet anëtare të BE-së për nivelin e implementimit të marrëveshjeve si rezultat i dialogut në të kaluarën. Nmbajtëm një takim të Grupit Special për Normalizimin sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën. Ishte një mundësi e mirë për t’i njoftuar shtetet anëtare të BE-së për nivelin e implementimit të marrëveshjeve që kanë dalë si rezultat i dialogut në të kaluarën. Lajçak, e ka falënderuar veçmas zëvendës-kryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, për prezantimin e bërë në këtë takim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …