Tomas Szunyog

Para anëtarësimit të Kosovës në Be, hapi i parë është marrëveshja me Serbinë, tha shefi i zyrës së BE-së, Tomas Synjog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian ë Kosovë, Tomas Szunyog, duke folur për anëtarësimin e Kosovës në BE ka thënë se normalizimi marrëdhënieve me Serbinë është hapi i parë që duhet të ndërmerret. Para aplikimit Kosova duhet të konsultohet me shtetet anëtare në mënyrë që të arrihet konsensus i përbashkët. “Trajtimi është i njëjtë, por proceset janë në faza të ndryshme dhe Kosova është aty ku është sepse ka filluar me vonesë. BE-ja pret që Serbia të përafrohet me politikat e BE-së. Nëse nuk jeni të përafruar nuk mund të futeni në BE. Pritjet janë që Serbia do të përafrohet me të gjitha masat. Normalisht që nuk është vetëm BE-ja, është përgjegjësia e Kosovës të përparojë në rrugëtimin drejt BE-së, të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë që është kushti i parë. Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, por hapi i parë është përmbyllja e suksesshme e dialogut për marrëveshje finale, ka saktësuar Sunjog.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …