leoni

Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, edhe sot ka vazhduar procesi gjyqësor kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, edhe sot ka vazhduar procesi gjyqësor kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Sot para trupit gjykues të  Gjykatës Speciale në Hagë,  ka vazhduar procesi gjyqësor kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa. Dëshmitari i shtatë i mbrojtjes së Salih Mustafës,  Nazmi Verbovci, ka folur për takimet me të akuzuarin,  në pranverën e vitit 1999. Dëshmitari ka thënë se Mustafën e ka takuar në fshatin Barilevë në ditët e para të muajit prill dhe sipas tij takimi i dytë ka ndodhur më 20 apo 21 prill të atij viti. Ai ka thënë se në të dy rastet Mustafa kishte qëndruar në shtëpinë e tij në lagjen Verbovc të Barilevës. Nazmi Vërbovci derisa është përgjigjur në pyetjet e avokatit Betim Shala, ka thënë se Salih Mustafa kishte pushuar dhe ishte ushqyer në shtëpinë e tij për disa orë dhe pastaj kishte vazhduar në drejtim të Vrandollit. Ai ka deklaruar se në lagjen e Llumnicëve ka qenë njësiti në shtëpinë e Jusuf Llumnicës, e Kemajl Lluminca të dy ka qenë edhe ushtarë edhe i ka pasur në shtëpi. Kurse në lagjen e Vërbovcve, në shtëpinë e Shaban Vërbovcit, babai im.  Kam pasur përkrahjen e tij dhe të axhës dhe gjithë familjarëve, djemtë e xhaxhallarëve që kanë qenë vullnetarë të gjithë, pro në mungesë të armatimit nuk kanë mundur të gjithë të bashkohen në luftë. Nga një armë e kishim,  armë nuk kemi marrë nga askush, përveç armëve tona personale që i kemi pasur”, ka thënë dëshmitari, Nazmi Verbovci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …