Një lajm i mirë për Rahovecin-MZHR përkrah projektin për trajtimin e qendrës së qytetit

Projekti për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit të Rahovecit, afër Shtëpisë së Kulturës, ka marrë përkrahjen financiare të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me 75.000 €.Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka thënë se ky projekt do të rris cilësinë për qytetarët e Rahovecit, të cilët do ta kenë një vend më shumë ku do të takohen më njëri-tjetrin dhe të jenë më aktivë fizikisht, duke shpenzuar kohën në mjedis të jashtëm. “Është një sukses i madh i Komunës së Rahovecit, e cila ka shpjeguar arsyeshmërinë dhe rëndësinë e projektit dhe ka bërë plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Tani është koha që të vazhdojmë pa humbur kohë, në mënyrë që projekti të kalojë procedurat e të realizohet sa më shpejtë që është e mundshme. Me këtë rast, falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Ministrin, Fikrim Damka, për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Komunës dhe qytetarëve të Rahovecit”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. Lajmin mund ta gjeni të publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …