Kryetari Lladrovci pret në takim biznesmenin në Kanada, Ardian Heta

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të enjten ka pritur në takim mërgimtarin nga Drenasi, Ardian Heta i cili jeton e vepron në qytetin Winnipeg të Kanadasë. Kryetari Lladrovci ka falënderuar biznesmenin Heta për vizitën që i ka bërë Komunës së Drenasit dhe i ka uruar suksese në veprimtarinë biznesore që vepron në Kanada. Në takim, kryetari Lladrovci dhe biznesmeni Heta, kanë biseduar lidhur edhe për një vizitë pune në Kanada që do të realizohet gjatë këtij viti.

Ardian Heta, prej kohesh jeton dhe vepron në Kanada. Biznesi i tij i krijuar në Winnipeg merret me ndërtim, mirëmbajtje të ndërtesave, aeroporteve dhe veprimtari të tjera biznesore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …