Përshëndetja me zgjatje të duarve mes kryetarit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që për dikë mund të jetë dukur krejt e zakonshme dhe brenda mirësjelljes zyrtare, është kritikuar rëndshëm nga bashkëpartiakja e tij, deputetja Albulena Haxhiu. Duke iu referuar përshëndetjes mes Thaçit dhe Ahmetit gjatë ndeshjes basketbollistike mes Prishtinës dhe Pejës, deputetja e Vetëvendosjes nuk ka kursyer fjalët ‘kriminel’ e ‘tradhtar’ për kryetarin, Hashim Thaçi. “Shpendi dukej në siklet në ato fotografi të asaj situate të mbrëmshme. Pra, nuk dukej aspak i kënaqur. Por, mendoj që është dashur ta gjejë forcën e të mos ia japë dorën Thaçit. Ajo përshëndetje e ndihmon Thaçin. Thaçi është përgjegjësi kryesor për mjerimin ekonomik, politik e social në Kosovë. Është kriminel e tradhëtar”, thuhet në postimin e deputetes, Albulena Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …