Edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk kanë munguar përplasjet mes pozitës e opozitës, kësaj radhe në mes shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. Ai i ka parashtruar disa pyetje ministrit Murati lidhur me deklaratat që dha ai për ndihmën që Qeveria u ka ofruar qytetarëve. Shefi i deputetëve të AAK-së, më tej iu drejtua ministrit se “Kosova nuk ka nisur as me Qeverinë Kurti e as me ministrin Murati”. Nuk jeni në pandemi. “E ke pas shumë të lehtë ministër me vendos Ligjin e Pagave në buxhet. Shumë lehtë e ke pas ministër me u marrë me pagën minimale. Ju ministrat vetë po e vendosni në mina kryeministrin, e keni vendosur që me sindikatat të flisini për pagën minimale. Pse nuk po e zhbllokoni OSHP-në, 300 milionë euro nuk janë investime kapitale, i keni blloku të gjitha anët”, ka pyetur Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …