Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se po i bën përshtypje se si qeveria nuk po tregon se kush ka vjedhur, pavarësisht se ajo ka theksuar se “ka arritur ta zbulojnë hajninë e madhe për 20 vjet”. Ai duke iu përgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Vetëvendosja e ka pushtetin dhe mund ta bëjë këtë. Përderisa i keni prokuroritë e gjykatat. Çka po prisni. Këto janë rrugët juridike për t’u rregulluar këto çështje. Rruga për ta saktësuar të vërtetën rreth asaj se a është dikush i inkriminuar dhe a duhet të përgjigjet para drejtësisë, është rruga e drejtësisë, rruga e organeve të ndjekjes”, ka thënë ai. Ju keni obligimin e juaj, punoni si qeveri”. “I keni trashëguar të gjitha. E keni trashëguar edhe lirinë nga ata që i quani hajdut dhe vazhdoni me përmirësimin e gabimeve të atyre. Përmirësojeni vetveten, e mos ejani në çdo seancë vetëm për të na treguar…”, ka thënë mes tjerash deputeti, Xhavit Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …