Më rastin e shënimit të 23-vjetorit të rënies së dëshmorëve: Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij, bashkëluftëtarë dhe veteranët të UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë pranë vendit ku prehen dëshmorët në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri. Kryetari Lladrovci ka theksuar se nderimi i dëshmorëve të kombit është nderim i shtetit të Kosovës. “Përvjetorët e dëshmorëve janë ditëlindje e shtetit të Kosovës sepse pa sakrificën e tyre ky vend që po e gëzojmë lirinë nuk do të kishte epitetin ‘shtet’ sepse nuk do të ishte i pavarur, por që vepra heroike e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e realizoi këtë epitet të vendit tonë, shtetin e Kosovës, pra, dëshmorët janë simbol i pazëvendësueshëm i shtetësisë së Kosovës, vulë dhe ADN e kësaj shtetësie”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …