Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Junikut në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2022
Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Fikrim Damka, ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Junikut në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2022 për projekte të investimeve kapitale. Ministri Damka përgëzoj komunën përfituese të Junikut dhe kryetarin e sajë Ruzhdi Shehu dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët të Ndërtimit të Stacionit të Autobuseve. Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.