Kryetari Ramosaj së bashku me Ministrin Damka, nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit për Ndërtimin e Objektit të Trashëgimisë Kulturore

Në kuadër të programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2022 për projekte të investimeve kapitale, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit për Ndërtimin e Objektit të Trashëgimisë Kulturore në vlerë prej 463,731.11€. Kryetari Ramosaj i është shprehur mirënjohës dhe falënderues Ministrit Damka për mbështetjen e dhënë Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …