Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë një protestë, me ç’ rast Qeverisë Kurti do t’i paraqiten gjashtë kërkesa. Në takimin e mbajtur para disa dite u tha se Këshilli organizativ i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e deri te Sheshi “Skënderbe” para ndërtesës së Qeverisë. BSPK njofton se ekzekutivit do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës: 100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme, Përcaktimi i Pagës Minimale, Miratimi i Ligjit për Paga, Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse, ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …