Qeveria e Malit të Zi sot ka miratuar sanksione kundër Rusisë, për shkak të sulmit të paprovokuar kundër Ukrainës

Qeveria e Malit të Zi sot ka miratuar sanksione kundër Rusisë, për shkak të sulmit të paprovokuar kundër Ukrainës

Pas disa shtyrjeve, Qeveria e Malit të Zi sot ka miratuar sanksione kundër Rusisë, për shkak të sulmit të paprovokuar kundër Ukrainës, ka  thënë zëvendës-kryeministri i Malit të Zi,  Dritan Abazoviq,  përmes një postimi. Pas vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, institucionet qeveritare duhet të ngrijnë pronat dhe burimet ekonomike të disa shtetasve dhe kompanive ruse, në Mal të Zi dhe të ndalojnë punën e mediave qeveritare ruse. Hapësira ajrore malazeze ishte e mbyllur më parë për avionët rusë, sepse vendimi formal i Qeverisë nuk ishte i nevojshëm për atë vendim. Për shkak të mungesës zyrtare të kryeministrit, Zdravko Krivokapiq, seancën e së premte e ka drejtuar Dritan Abazoviq. Më 1 mars, Mali i Zi iu bashkua sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, por Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq shmangu marrjen e një vendimi,  që të mund të zbatohej  në praktikë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

KQZ-ja sot në orën 10.00, organizon ceremoninë e pranimit të serverëve dhe pajisjeve përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot  në orën 10.00, organizon ceremoninë e pranimit të serverëve dhe paisjeve …