Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, para protestuesve ka thënë se jemi lodhur duke pritur zbatimin e këtyre ligjeve. “Pritëm dhe mund të presim për të mirën e Kosovës sonë, por nuk mund të durojmë shpërfilljen dhe mospranimin e dialogut social dhe mosrespektimin e profesionalizmit tonë. Çmimet kanë kapur majat, e pagat rrinë aty ku ishin, dhe kjo vetëm për punëtorët, sepse të tjerët nuk e kanë keq. Falë djersës së punëtorëve jetojnë si në përralla, por së shpejti do të përrallosen. Për këtë besoj dhe shpresoj fort”, ka deklaruar Hykolli para protestuesve.