Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u zotua t’i ofrojë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky një udhërrëfyes më të shpejtë për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Von der Leyen i dorëzoi Zelenskyt një pyetësor i cili do të jetë një pikënisje për BE-në që të vendos rreth anëtarësimit të Kievit. “Nuk do të jetë si zakonisht çështje vitesh për të formuar këtë mendim, por mendoj se është çështje javësh”, tha Der Leyen. Zelensky u tha gazetarëve se pyetësori do të ishte gati brenda një jave. BE duhet të monitorojë përpjekjet ruse për të anashkaluar sanksionet dhe të vendosë më të rrepta nëse është e nevojshme, tha ajo në një konferencë të përbashkët me të parin e shtetit ukrainas.
Kontrolloni gjithashtu
Beteja e parë e komandantit, Adem Jashari kundër forcave serbe në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re
Më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë …