Kompania e Ujësjellësit Rajonal”Prishtina” njofton konsumatorët e zonave të shërbimit Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe Lagjja e Spitalit në Prishtinë se duke filluar nga dita e diel 15 maj (ora 07:00) e deri ditën e hënë 16 maj (ora 07:00), do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Zonat që do të kenë reduktime të kohë pas kohëshme brenda atyre 24 orëve janë lagjet Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania dhe Aktash.
Në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por do të bëhen përpjekje me të gjitha mundësitë teknike operative të furnizohet spitali nga ndonjë sistem tjetër, dhe nëse është e pamundur, atëherë edhe aty do të ketë reduktime.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e linjave fi 1200 dhe fi 600 te Fabrika e Përpunimit të Ujit në Badoc.