leoni

Kryeministri Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit, në Greqi, u takuaa me diplomatin amerikan, Gabriel Eskobar

Kryeministri Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit, në Greqi, u takuaa me diplomatin amerikan, Gabriel Eskobar

Kryeministri Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit, në Greqi është takuar me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherësh i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në këtë takim Kurti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, si dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale. “Ne biseduam mbi sukseset e Republikës së Kosovës në ekonomi, me ngritjen e paprecedent ekonomike dhe në drejtësi, me luftimin e korrupsionit dhe grupeve kriminale. Në takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, me theks te invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …