Ramush Haradinaj: Po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e medieve, se unë do bëhem kryetari i Shqipërisë

Ramush Haradinaj: Po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e medieve, se unë do bëhem kryetari i Shqipërisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas disa shkrimeve në media, se ai mund të jetë kandidat për kryetar të  të Shqipërisë. Haradinaj, i cili ditëve të fundit vizitoi Tiranë e u takua edhe me kryeministrin Edi Rama, ka mohuar mundësinë e tillë. Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë”, shkroi Haradinaj, “Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje”, tha ai. “Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!”, saktësoi  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …