Super-shpifësi dhe gënjeshtari i shekullit, ish senatori zviceran, Dik Marti tani paraqitet si viktimë, pasi sipas tij serbët dashkan ta vrasin për t’ ua lenë fajin shqiptarëve. “Shërbimet serbe donin të më vrisnin dhe fajin t`ua linin shqiptarëve”, citohet të ketë thënë Dik Marti, që e nderojnë të gjitha ata shqipfolës, të cilët e urrejnë UÇK-në.
Për Dik Martin disa vite më parë flitej se ka marrë gjashtë milionë euro nga lobistët serbë, në Zvicër. Po ashtu dihet origjina e tij me prejardhje serbe nga Martinoviq i konvertuar në Marti. Dihen lidhjet tradicionale miqësore me Serbinë. Dihet protesta e tij kundër bombardimeve të NATO-s, në mars të vitit 1999, por ende ka shqiptarë të mjerë, që u besojnë gënjeshtrave të tij. Njoh edhe një “njeri në Kosovë” ish-zyrtar i lartë, i cili gjatë një tubimi, në një shoqatë disa vite më parë, kishte thënë me shumë bindje, se e njeh Dik Martin, si një burrë të ndershëm e të respektueshëm që kurrë nuk korruptohet, sepse sipas tij qenka njeri me dinjitet e kredibilitet dhe se hulumtimet e tij për trafikim organesh i paska bazuar në fakte.
Improvizimet e tij, Dik Marti i bën me qëllim për të mbuluar faktin e vërtetë, se atë e kërkojnë ta vrasin pikërisht ata serbë që i kishin dhënë gjashtë milionë euro dhe ai nuk arriti ta kryejë detyrën. Në vend se ta pranojë këtë të vërtetë, ai shpif se dashkan ta vrasin për t ua lënë fajin shqiptarëve, disa nga të cilët më shumë e duan, Dik Martin se Hashim Thaçin, të cilit as emrin nuk ia përmendin.
Në krahasim me gënjeshtrën për trafikimin e organeve të serbëve nga UÇK-ja, bazat e saj në Shqipëri, kjo është një gënjeshtër rasti, sa për të treguar se është gjallë dhe i zhytur në korrupsion e në punë të pista, andaj edhe dikush po i kërkon llogaridhënie. (RKL)