Nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli, ka deklaruar se Shqipëria bashkë me Kosovën duhet të punojnë me ato katër vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën. Gjatë një interviste për “Dojçe Vele” ajo ka theksuar se Kosova ka një plan të ideuar lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ka për qëllim ta ndjekë këtë plan deri në anëtarësimin në NATO. “Nga ana tjetër, Shqipëria bashkë me Kosovën, për mendimin tim, duhet të punojnë fort me ato katër vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe kjo është një gjë që duhet të shkojë paralelisht me përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës. Këto janë procese, të cilat edhe mund të përshpejtohen për shkak të asaj që po ngjet sot në Evropë” ka deklaruar Mimi Kodheli, deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …