Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Dritare”, ushtaraku i shquar i Shqipërisë, gjenerali, Kudusi Lama ka deklaruar se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur niseshin për në front, ishin të gatshëm të vdisnin për çlirimin e vendit të tyre. “Ushtarët e saj ishin të gatshëm për të dhënë jetën e tyre në çdo moment. Ata niseshin për në front për të fituar ose për të vdekur. Ndonëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës quhet amatore të mos harrojmë se kemi të bëjmë me ushtrinë më të disiplinuar në botë që nuk e ka shoqen askund. Unë i kam parë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ta kenë thyer vetëm një herë disiplinën – duke shkuar në front para kohe por nuk i kam parë ta thyejnë asnjëherë tjetër disiplinën. I kam parë të qajnë me lot se përse nuk i lejonin të shkojmë më shpejt në front por kurr[ nuk i kam parë të qajnë nga dhimbja e plagëve të tyre të marra gjatë luftimeve. Kjo është diçka e madhërishme. Është vlerë që duhet të na bëjë krenarë të gjithëve dhe të ndjehemi krenar që jemi bashkëkohës të kësaj kohe, ka porositur mes tjerash, gjenerali, Kudusi Lama i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës sonë çlirimtare.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …