Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rrukiqi ka paralajmëruar se vendi tonë e pret inflacioni më i madh me të cilin është përballur në historinë e saj të pasluftës. Ai ka deklaruar për “Ekonomia Online” se kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetesës së qytetarëve, duke shtuar se mund të kemi një krizë të ofertës e cila lidhet edhe me mungesën e mundshme të produkteve. “Është një inflacion i lartë dhe sigurisht do të jetë ndër më të lartit në historinë e kohës së pasluftës. Kjo ne do të na krijojë shumë sfida pasi që rritja e kostos së jetesës ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetesës së qytetarëve. Prandaj është thirrje për Qeverinë që t’i shfrytëzojë të gjitha politikat e mundshme në mënyrë që vendi ynë të mos rrezikoj të shkojë edhe në një recesion ekonomik. Kushdo që thotë se nuk ka krizë ekonomike e injoron problemin për shkak se një inflacion i lartë është shenjë e krizës”, ka deklaruar mes tjerash, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rrukiqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …