Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka vlerësuar se agresioni i Rusisë nuk ka për qëllim të kufizohet vetëm në Ukrainë. Gjatë fjalimit të tij, ai ka theksuar se në shënjestër të Rusisë është i gjithë projekti evropian. “Kjo është arsyeja pse nuk është vetëm detyrë morale e të gjitha demokracive, të gjitha forcave të Evropës, të mbështesin dëshirën e Ukrainës për paqe. Kjo është, në fakt, një strategji mbrojtjeje për çdo shtet të qytetëruar. Liria nuk ka kohë për të pritur. Kur tirania fillon agresionin e saj kundër çdo gjëje që ruan paqen në Evropë, duhet të ndërmerren veprime menjëherë”, ka deklaruar mes tjerash presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …