Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sekretari i këtij subjekti, Blerim Kuqi dhe Valon Tolaj kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të Policisë së Kosovës për t’i bashkërenduar veprimet për mbarëvajtjen e protestës së nesërme në Prishtinë. Zyrtarët e AAK-së kanë kërkuar mbështetjen e policisë për faktin që drejt Prishtinës pritet të nisen mijëra automjete. “Policia nga ana e saj, është treguar e gatshme që të ndërmarrë krejt çka është e nevojshme, që protesta të përmbyllët e qetë, çka është edhe përcaktim i Organizatorëve të saj”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …