Mbahet tubimi përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares

23 vjet më parë në Frontin e Koshares, ka rënë dëshmor, Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Pashtrikut

Më 11 prill të vitit 1999,  në Frontin e Koshares, në Dukagjin, ka rënë dëshmor,  Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Pashtrikut. Gjatë luftës së UÇK-së, Agim Ramadani luftës u dëshmua strateg ushtarak  dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte në mesin e komandantëve që kishin projektuar planin  për thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilin e mbante nën kontroll të fortë dhe me arsenal të jashtëzakonshëm ushtarak armata e kriminelit Millosheviq. Palët ndërluftuese në Frontin e Kosharës kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë dhe prapavija e çlirimtarëve ishte më e sigurt. Pas një beteje të ashpër, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, çlirimit të Kosovës i ka dhënë 120 dëshmorë në mesin e tyre edhe tre luftëtarë internacionalistë: nga Italia, Françesko Bider,  nga Franca, Pjer Arno Pajar  dhe nga  Algjeria, Murad Muhamet Ali. Në mesin e komandantëve të njohur kanë rënë edhe Salih Çeku, Abaz Thaçi e të tjerë.  (TV-Dielli, RKL:  Kalendari Kombëtar)

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …