Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka ushtruar padi kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku, ish-kandidatit për kryetar të Komunës së Vitisë nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademit si dhe ndaj zyrtarit të kësaj partie në Viti, Bislim Bislimaj për shpifje që është bërë ndaj tij gjatë kohës së zgjedhjeve lokale në Viti. Sipas padisë së 11 nëntorit 2021, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se të paditurit Nijazi Isaku, Arsim Ademi dhe Bislim Bislimaj, në konferencat për shtyp të dhëna në mediumin lokal “Plus Television”, në Viti, me vetëdije të plotë kishin dhënë deklaratë me motive nënçmuese kundër paditësit, Sokol Haliti dhe zyrtarëve tjerë komunalë, duke përhapur deklarime të pavërteta dhe kanë tentuar të dëmtojnë reputacionin e paditësit. Në padi thuhet se, i padituri i parë Arsim Ademi në cilësinë e kandidatit për kryetar të Komunës së Vitisë, nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 2021-ës, me qëllim të dëmtimit të personalitetit, duke i bërë linqim publik kryetarit të Komunës, tani paditësit dhe zyrtarëve publik, në televizionin lokal “Plus Televizion”, ka dhënë deklaratë ku thekson se “Kemi një grup kriminal që keqpërdorë buxhetin e Komunës së Vitisë. Qytetarët e Vitisë e kanë në sy këtë servil që ju lepitet qytetarve të Vitisë me punë të vogëla kinse jam pranë juve, sa për sy e faqe, vetëm sa për t’ua marrë votën dhe për vjedhur e plaçkitur në emër të votës së tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …