Isak Guta

Isak Guta: Rrëfimi përmbyllës dhe identiteti i autorit me figurën e Moisiut

Megjithëse në kohë të ndryshme, gati të një fati Hamlet?!

Mos pyet ç’bën atdheu për ty, por ç ́ka bën ti për atdheun?! ( Xhon Kenedi)

– Këto janë dy vija në puqje identike të autorit me figurën – ashtu si fati i të voglit dhe i të madhit Aleksandër Moisiu.

Me veprimtari për figurën e Moisiut jam marrë katër vite më parë, derisa ia dola me krijimin e Ansamblit Artistik të Punëtorëve “Aleksandër Moisiu” në Dyseldorf, më 25 Nëntor 1978. Nga kjo kohë (ndoshta), më shumë kanë ditur punëtorët e dy-tri klubeve në mërgim, se disa intelektualë në Kosovë për figurën e Moisiut.

Nga fundviti 1979 isha autori i veprës së parë për figurën e Moisiut në Kosovë. Hapja solemne e Ekspozitës u bë më 18 shkurt 1980 në Pragë. Aty ishte ftuar edhe artistja Maria Shvandova si një dëshmitare e fundit, që si e vogël, katër herë e kishte pa Moisiun. Maria rreth 80-vjeçare ishte e para që deshti të më identifikonte apo nga simpatia për Moisiun iu bëra i ngjashëm dhe pas urimit të përzemërt më pyeti: – Ju jeni i afërm i familjes?

– Të dy jemi shqiptarë, – i thashë, – por Moisiu andej i Shqipërisë sovrane, kurse unë shqiptar nga Kosova n ́Jugosllavi.

– Megjithatë, ju keni ngjajshmëri, ripohoi bindjen e saj. Në fund, para se të largohej artistja me rroki njërën dorë dhe nuk di si e bëri rrotullimin e valltares! Fshehtas më lëshoi në dorë një qebrit të vogël klasik sa llokumi… Domethënia e saktë ngeli sekret, por në kuptimin tim, Ajo me uroi “skrepje të dritës pishtare” me figurën e Moisiut pas 80 viteve në Pragën e artë…

Shoqërimi me figurën e Moisiut kishte filluar nga veprimtaria për ‘të, por udhëtimin me figurën e tij e fillova me Ekspozitën nga Praga e vitit 1980. Megjithatë, kurrë s ́më ka shkuar mendja, që ndonjëherë e sado me diçka, autori të identifikohet me figurën.

Pas 22 viteve mërgim pa kthim, disa vite më vonë sa fillova të dal edhe me vepra publicistike kushtuar figurës, filloi të dëgjohet fjala “studiuesi i Moisiut”, “moisiani” etj. Mua nuk më duheshin lavdërimet, po mbështetja që së bashku të bënim më shumë.

Veçmas kur nuk bëhej ajo që duhej bërë prej të tjerëve, lavdërime të këtilla, herë ndër sy, më vinin si sharje! Si në Prishtinë po edhe në Ferizaj më është thënë troç, se “kur përmendet Moisiu, ju identifikohi i pa ndashëm prej tij”. Aty-këtu është shkruar, por kjo s ́kishte aspak peshë për mua. Ajo që kam ndie në vete, jam i vogli për të madhin. Ai që është marrë shkencërisht me identitetin e autorit me atë të figurës, është recensenti i librit tim të fundit “Moisiu Art-Arsim”, intelektuali idealist i mirënjohur, drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi. Në recension  pohohet e vërteta shkencore: “Idealizmi i Isak Gutës është idealizëm rilindës, pastaj enverian dhe demaçian”. Nuk di për burimet e thella të rencensentit, por kjo ishte e vërteta e Rrugës (sime) Shqiptare, jo pak herë e përseritur… “Publicisti, veprimtari e shkrimtari, Isak Guta, nuk bën dot as gjumin gjumë pa Aleksandër Moisiun, me të cilin është lidhur simishi me thoin.”

Kjo e vërtetë e madhe ka ndodhur disa herë. Por e paharruar ishte ajo më e fundit: Mezi në mbrëmjen e së shtunës e shkarkova dërgesën nga miku im i Durrësit. Nuk patëm kohë me shkarkuesin të dija sa ishte xhiruar ngjarja e plotë, siç kisha kërkuar.

Një lajm që kisha marrë, më trishtoi se nuk ka mbi 17 minuta!? Flija të kushëriri Muharrem Guta në Ferizaj. Vërtetë nga kjo merakosje një kohë nuk më zuri gjumi. M’u kujtua e vërteta e recensentit z. Ahmet.

Agoi dita e diel 27 mars me diellin më të mirë pranveror. Shëtita me orë qendrës së Ferizajt pa përshëndet askënd. U takova me veteranin e tri luftërave, z. Mala. Pimë nga një kafe e në muhabet u kënaqa nga rrezet e diellit… Ia shpreha merakosjen, por ata që merreshin me filma i kishin mbyllë lokalet.

M’u kujtua dashamiri i kahershëm Njazi. E ftova në një kafe, duke ditur se aty përballë banonte… Pas dhjetë minutave arriti. E kuptoi brengosjen time dhe pasi pimë kafen më ftoi të shkojmë e shohim çka kemi në “foldera”. U gëzova pa masë, kur pash e kuptova se filmi do të dilte rreth 30 minuta. Kjo ishte ajo pse nuk më zuri gjumi edhe nga maraku i fundit për Moisiun.

“Aleksandër Moisiu dhe Isak Guta janë dy emra që në të ardhmen nuk kuptohen dot pa njëri-tjetrin.” A. Qeriqi. Një konkluzion kaq i qartë dhe i fuqishëm pa hezitim, sigurisht se ishte i bazuar realisht në veprat krijuese dhe veprimtaritë mbi dyzet vite. Mundësimi i tyre ishte tepër i rrallë, por përsa i përket suksesit standart, me dekada pa asnjë dështim.

Përmbyllja e krijimtarisë 48-vjeçare me tri veprat e fundit promovuese, më 24 mars 2022 në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, edhe sikur të ishte e vetmja ngjarje, ajo nga të gjithë gojët me radhë ju ka dhënë shpirt dhe vulë vërtetuese konkluzioneve shkencore. Përkundër befasisë nga e vërteta e konkluzioneve të cituara të z. Ahmet, mua s ́më ka shkuar mendja të merrem me identitetin e të voglit për të madhin Moisi. Edhe kaq sa shkrova është pa dashje për vetvete. Ajo që më shtyu është:

Rrëfimi i identitetit përmbyllës (14 mars 1935-28 mars 2022) Siç dihet, Aleksandër Moisiu në prag të mbushjes së 56 viteve të Tij, pati një angazhim intensiv në realizimin e disa shfaqjeve në Itali. Nuk munguan as sukseset e jashtëzakonshme. Sigurisht as lodhja nuk përjashtohej, para se të udhëtonte më 14 mars me tren për në Vjenë, ku e priste realizimi i dramës “Nuk dihet se si”…

Autori, i vogli që për 48 vite shkoi pas të madhit Moisi, me promovimin e tri veprave të fundit, përmbylli krijimtarinë e tij kushtuar figurës. Kjo ndodhi më 24 mars 2022 me sukses të jashtëzakonshëm nga vendi i duhur, në Universitetin e Durrësit.

Të nesërmen udhëtova prej orës 06:00-11:00 Durrës-Prishtinë. Ishte ditë e premte. Kërkesa vjeshtë-pranverë nga instituti qendror s ́kishte përgjigje. Ishte koha e fundit për ndonjë hap në Kosovë…

Në restoranin “Eurora” rreth orës 13:00 takova Prof. Hakiun dhe i fola për suksesin e jashtëzakonshëm në Shqipëri, por mëkat i madh të mos bëhej asgjë në Kosovë! I shkroi në viber dekanit për sigurimin e terminit. Ai u përgjegj dhe caktoi takimin të hanen më 28 mars në ora 10:00. Sado hap i vogël lindi një shpresë e re…

Me pak shpresë, shkaku i pagesës në hotele, mbi 15 ditë kisha udhëtuar Prishtinë-Ferizaj, te kushëriri, Muharremi. Pra edhe këtë fund jave si më parë. Ashtu si kam shkruar më lartë, të shtunën e shkarkova dergesën, kurse të dilen u rrezita dhe u qetësova, se filmi ishte gjiruar si kam dashur… Të hanen pak pas orës 06:00. Dola nga kusheriri të zë autobusin në ora 06:45 për Prishtinë.

Mendova si dje, do jetë kohë e nxehtë. U vesha si hollë! Koha ndryshoi. Filluan të dridhurat sa isha në autobus e sidomos kur dola në Prishtinë. Shkova në Lenagrafik për një ekkzemplar, por të dridhurat shtoheshin. Nuk me doli kohë as ta theja mëngjesin me pak ushqim. Piva edhe një kafe të “Eurora” por ethet shtoheshin…

Aleksandër Moisiu para 87 viteve, më 14 mars  ́35 mbërrin në Vjenë. Mbërrini duke u dridhur prej etheve. Aty e priti shoqja e tij, Johana. Ai shumë vite më parë kishte vuajtur nga infektimi i mushkërinjëve. Kësaj radhe ftohja ishte aq fatale, sa pas një jave, në ora 07:10, më 22 mars 1935, A. Moisiu ndrroi jetë në Vjenë.

Mua të voglit për të madhin Moisi me rrëmbyen ethet herët në mëngjes, më 28 mars 2022. Kur mbërrina të porta e fakultetit, aty me priste Prof. Hakiu. Mendova do qëndroj. Lifti na hodhi në një kat. Hyrëm të dy të Dekani. Shpreha propozimin dhe i nxora pesë librat me Emblemën 502 faqe. Thash nuk ndjehëm mirë! Me vinte të vjellur… U thirr dihma e shpejt. Me emergjencë në Klinikën e Prishtinës… Së pari u intervenua me infuzion. Pas një ore e dy erdha në vete. Në kukë mu dha një injekcion… Mjeku konstaton se kisha ndezje të mushkërive! Prof Hakiu, me orë të tëra s ́me ndahej… Ia mbërrini miku Sadri B. banor i Prishtinës. Morëm rrugën për Ferizaj. Pas disa orëve pushim të kusheriri dhe një supe, mu kthyen ethet!!! Rishtas në Klinikën e Ferizajt. Përseri infuzion. Prej andej kusheriu tok me mua dhe nipin me veturë deri në Shkup të djemtë e vëllait… Brenda tri dite nga familja e djali u sigurua bileta dhe më 31 mars 2022 udhëtova për në Hamburg…

Ky ishte rrëfimi përmbyllës identik i autorit me figurën, në mars 2022 pas 87 viteve, të ndarjes fizike të A.Moisiut. Ajo që me befasoi nga dhimbja, por që nuk me rëndoi nga mërzia, ishte fati i PËRMBYLLJËS pas 48 viteve dhe 12 veprave krijuese, pa asnjë mbështetje nga qendrimi i institucioneve qendrore të Kosovës!!!

Nuk di sa i rëndë dhe i dhimbshëm ka qenë refuzimi i kërkesës nga regjimi zogist për Moisiun, kur si lejohej të relizonte shfaqje në atdhe, as në tokën e bekuar nën hapsirën qiellore!?… Por diçka nga qëndrimi identik di dhe e kam përjetuar sa vepra kam bërë!…

Për mua në rrethana vetmie e kushte individuale, ka qenë tepër e vështirë të krijoj vepër në mërgim. Por më e dhimbshmja që mos të thuhet tragjike ishte; kur me vepër të gatshme e figurë i kthehesha Kosovës (atdheut) dhe s ́kam pasur kujt t ́ia qes para!!!

Përmbyllja me shkak nga shëndeti, përkundër përpjekjeve me vite, po edhe të fundit për INAGURIMIN më 2 e 3 prill 2022 – PËR FILLIM TË RI, nuk me shkaktoi mërzi e dhimbje të thellë, sepse kam bindje se Zoti veproi ashtu si është e merituara.(!)

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …