Kryetari i Prishtinë Përparim Rama mendon se qentë endacakë duhet të ushqehen mirë, për të mos i sulmuar qytetarët (!)

Prania e madhe e qenve endacakë në kryeqytet, po rrezikon vazhdimit jetën e qytetarëve. Pre e një sulmi nga tre qenë ka qenë sot një grua në rrugën “C” në kryeqytet. Video është publikuar në rrjetet sociale, teksa shihet që gruaja shtrihet në tokë si pasojë e sulmit nga qentë. Nuk dihet nëse e njëjta ka pësuar lëndime. Ndryshe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në fillim të këtij muaji ka njoftuar se janë hapur 18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë në kryeqytet dhe totali i tyre ka shkuar në 23. Rama ka thënë se vendimi për të hapur pika ushqyese në zona të ndryshme të Prishtinës është marrë në bazë të studimeve, që, sipas tij, paskan treguar se qentë  i ndalin sulmet ndaj njerëzve kur janë të ngopur. Është vështirë i  besueshëm konstatimi  qeni nuk sulmon kur është i ngopur. E vërteta tepër e njohur është se qentë që lëvizin në grup vazhdimisht sulmojnë, sidomos kur nuhasin ndonjë erë apo kur hetojnë se kalimtari fillon të ikë nga frika.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …