Kryetari i vendit, Hashim Thaçi priti sot në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Shaban Kajtazi. Në këtë takim u bisedua kryesisht por gjendjen e pensionistëve në vend dhe mundësitë e përkrahjes së kësaj kategorie. Kryetari, Thaçi vuri në dukje se Kosova është ndërtuar falë punës së njerëzve që sot duhet të gëzojnë një mirëqenie dhe jetë dinjitoze si pensionistë. “Keni kontribuar për shtetin dhe tash është radha e shtetit dhe institucioneve të tij, që të shtojnë kujdesin për juve”, ka thënë kryetari Thaçi, njofton zyra për informim e presidencës. Në anën tjetër, përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës e uruan kryetarin Thaçi për detyrën e tij të re dhe e falënderuan atë për angazhimin e deritashëm, në të gjitha postet që ka mbajtur, për të përmirësuar mirëqenien e pensionistëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …