Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Gjermani, ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Gjermani, ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë vizitës në Gjermani  ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës duke sqaruar se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret për një veprim të tillë. Ai në një konferencë për media së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, tha se shpreson që shteti gjerman të ndikojë në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. “Unë shpresoj që Gjermania përveç se të bëjë pjesën e saj për sa i përket përmbushjes së procesit dhe pranimit nga i gjithë Këshilli Evropian njëzëri të uljes në tryezë për negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të përmbushë në nivelin e BE-së edhe liberalizmin e vizave për Kosovën. Është një proces i merituar për shumë vite, por i bllokuar dhe shpresoj të çlirohet”, tha Edi Rama. Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …