Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për ndarjen nga 100 euro për disa kategori, reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale të Qeverisë për të mbrojtur standardin e jetës së familjeve. Sipas tij, kjo ndihmë nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi. Kjo ndihmë e njëhershme prej 100 euro, sado e dobishme, nuk e zgjidh problemin e rritjes së çmimeve. Për më tepër, kjo ndihmë nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi. Duhet ndërmarrë masa afatgjate, të cilat i kemi propozuar kur filloi të shfaqet kriza: Nuk është dashur të rritet çmimi i energjisë. Duhet të indeksohen përfitimet pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike. Duhet të rriten subvencionet në bujqësi. Duhet të rritet paga minimale. Duhet konsideruar tërheqjen e një shume të kursimeve pensionale”, ka shkruar Avdullah Hoti në një postim të tij.
