leoni

Albin Kurti

Albin Kurti: Do të bashkëpunojmë me Zvicrën për të kuptuar më shumë lidhur me pretendimet e Dik Martit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ai dhe autoritetet e Kosovës do të bashkëpunojnë me shtetin e Zvicrës për të kuptuar më shumë për pretendimet e ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij. Kurti ka thënë se duhet të dihen shkaqet, rrethanat dhe informacionet tjera për rastin, sepse ky rast nuk ka të bëjë vetëm me “Dick Martin, por edhe me Kosovën dhe shqiptarët”. “Shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia, mirëpo unë shpresoj që Kuinti (Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania) në Beograd, Bashkimi Evropian në përgjithësi, ta ngrenë këtë çështje me presidentin atje dhe të gjitha organet shtetërore, sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme, e cila i tejkalon përmasat individuale, e përfshin një shtet të tërë”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …