Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 536 testime sa janë bërë në nivel vendi, 9 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 38 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 123. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 504 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …