Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se Kosova ka abstenuar, ajo nuk ka politikë të jashtme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në Kuvend ku është debatuar për politikën e jashtme, ka thënë se Kosova ka abstenuar në këtë drejtim dhe se nuk ka politikë të jashtme. Kushdo që e sheh drejt e kupton se sot po zhvillohet një moment i ri gjeopolitik ku politika e jashtme e shteteve po merr rëndësi njëjtë si politika e brendshme. Kosova s’ka politikë të jashtme dhe ka abstenuar në këtë drejtim. Që nga rrafshi i përfaqësimit diplomatik e deri te reduktimi i politikës së jashtme në turizëm diplomatik pa asnjë relevancë. Shkarkimi i pa analizuar i ambasadorëve të Kosovës në qendrat botërore ka prodhuar jo vetëm vakum të pranisë së Kosovës në këto qendra por ka shkundur besimin e shteteve në Kosovën. Ministrja Gërvalla-Shvarc ka prodhuar skandale humori, të cilat  po përdoren nga Serbia në arenën ndërkombëtare. Debatin për politikën e jashtme nuk e kemi ftuar vetëm për skandalet e ministres Gërvalla por për pezullimin që qeveria i ka bërë politikës së jashtme. Ministrja Gërvalla është jokompetente edhe pa përvojë andaj edhe ka prodhuar skandale humoristike, më të popullarizuara se serialet vendore të cilat po përdoren nga Serbia, ka saktësuar, Memli Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …