Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” nxori në dritë monografinë “Feniksët e lirisë-13”.
Parathënie
Redaksia Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nxjerrë nga shtypi vëllimin 13 të monografisë Feniksët e lirisë. Ky është vëllimi i dytë i kësaj monografie, i përgatitur dhe botuar brenda vitit 2010.
Libri Feniksët e lirisë – 13 përmbledh shkrimet biografike për 65 dëshmorë të kombit, të rënë në luftën e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këto biografi janë shkrime autoriale të anëtarëve të kolegjiumit të Redaksisë dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm të saj. Autorësia e shkrimeve është shënuar me inicialet e emrit dhe mbiemrit të autorëve: Ahmet Qeriqi (A. Q.); Sabahajdin Cena (S. C.); Fetnete Ramosaj (F. R.); Zenun Gjocaj (Z. Gj.); Milazim Kadriu (M. K.); Hajrush Kurtaj (H. K.) dhe Nezir Myrtaj (N. M.).
Vëllimi 13 i monografisë Feniksët e lirisë ka të njëjtën përmbajtje strukturore me vëllimet paraprake, ku pas shkrimeve biografike të dëshmorëve, të radhitur sipas renditjes alfabetike, janë vendosur rubrikat: Monumente përjetësie; Recension dhe Dokumente.
Vlen të theksohet fakti se libri Feniksët e lirisë – 13 është botuar nën firmën e Shoqatës së Familjes së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (SHFDUÇK), e cila që prej vëllimit të 12 e tutje të kësaj monografie ka marrë përsipër edhe shpërndarjen, përkatësisht shitjen e saj.
Me rastin e nxjerrjes në dritë të librit Feniksët e lirisë – 13, Redaksia Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës falënderon pjesëtarët e familjeve të dëshmorëve, bashkëluftëtarët e dëshmorëve dhe të gjithë ata që kanë kontribuar me informacionet e tyre, në cilësinë dhe saktësinë e shkrimeve të këtij libri.
Redaksia
Në këtë monografi janë përfshirë biografitë e 65 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
ADNAN REFIK LOKU,
AFIJE ADEMI – JASHARI,
AFRIM XHAFER GASHI,
AGIM ZUKË OSAJ,
AGRON NIMON MEHMETAJ,
ARBEN AVDYL UKSHINI,
ARMEND SELIM DACI,
ARSEN DAUT MAZREKAJ,
ARTON AHMET MEHMETAJ,
AVNI BISLIM KUTLLOVCI,
AZEM UKË MUSLIJAJ,
BAHRI FERAT KUÇI,
BAJRAM UKË MUSLIJAJ,
BASHKIM TAHIR MULETA,
BESIM REXHEP MULETA,
BESNIK SALI JASIQI,
BURHAN MEXHID ZENELI,
ELFIJE SADIK JASHARI,
ENVER JAHIR TAHIRI,
ENVER JAHIR TAHIRI,
ENVER MALË DOBRAJ,
ESHIM NUHI GASHI,
FATIME SADIK JASHARI,
FATMIR XHAFER GASHI,
FATMIR SMAJL NIMANAJ,
FERIZ SHEREMET THAÇI,
FETAH OSMAN REXHEPI,
FRANÇESKO XHUZEPE BIDER,
HAMDI ISMET KRASNIQI,
HAMDI KADRI FERATI,
HAMDI SADIK JASHARI,
HAMDI SEJDI SEJDIU,
HASAN RAMË JASHARI,
HASIM MISIN HALILAJ,
KADRI SADRI KOKOLLARI,
KEMAL HALIM THACI,
KIANI MENDUH BELA,
KORAB MASAR BINXHIA,
LULZIM GANI MORINA,
MENTOR ISË HUMOLLI,
MENTOR ISMET RETKOCERI,
MUSA REXHEP QERIMI,
MUSA XHAFER HAJRIZI,
NIKË SOKOL HAJDARI,
NUHI BEHXHET REXHEPI,
OSMAN FETAH REXHEPI,
PËRPARIM ISMET FERIZAJ,
RAMADAN ISLAM MULETA,
RAMIZ SADIK JASHARI,
RESHAT SHERIF SHEHU,
SABIT GARIP LOKU,
SADIK QERIM JASHARI,
SADIK YMER GURI,
SALI BEQIR ÇEKAJ,
SALI MUHAMET FERIZAJ,
SAMIDIN MUHAMET EMINI,
SHEFQET FAZLI MUSTAFAJ,
SHEMSI UKË MUSLIJAJ,
SHKËLZEN SYLË SYLA,
SHPEND SEFER BERISHA,
SYLË JANUZ BEZERAJ,
VEZIR NEZIR JASHARI,
VISAR MUSTAFË HOTI,
XHEVAT MUHARREM SEJFIJAJ,
XHEVAT YMER KASAPI.
Monografia “Feniksët e lirisë-13” ka 244 faqe. Shtypi “Shkrola” në Prishtinë.