leoni

Kronikë e aktiviteteve me rastin e përurimit në Durrës, të librit, “Pranvera shqiptare e Moisiut” vepër e studiuesi, Isak Gutaj

Kronikë e aktiviteteve me rastin e përurimit në Durrës, të librit, “Pranvera shqiptare e Moisiut” vepër e studiuesi, Isak Gutaj

Hapja e aktivitetit- Venera Alliaj   (Mr. Sc.Venera, nuk i shenon gradat shkencore…)

I uroj mirëseardhjen studentëve të Departamentit të Shkencave Politike, Së dyti falenderoj z. I Guta që na mblodhi sërish me krijimtarinë e tij duke i qëndruar besnik deri në fund figurës së të madhit Aleksandër Moisiu.

Falenderoj dhe i uroj mirëseardhjen Hamdi Hysuka, kryeredaktor i gazetës Mati.

Aktiviteti i sotëm për të cilin jemi këtu, zë një vend të veçantë në këtë drejtim, jo vetëm sepse është duke u mbajtur në këtë muaj të jashtëzakonshëm kujtese dhe krenarie kombëtare, por dhe sepse shkon mbrapa në histori, duke shpalosur në mënyrë krejt të veçantë jetën dhe veprimtarinë e Aleksandër  Moisiut.

Moisiu u njoh kryesisht para fillimit të Luftës e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Moisiu ishte një nga interpretuesit më të shkëlqyer të Hamletit të Shekspirit,  Shumë rrugë dhe institucione janë emërtuar me emrin e tij në vendin tonë, si: Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit . E kështu me radhë. Në Vienë, një rrugë pranë Danubit i është vënë emri i Moisiut. Në një lulishte pranë saj, në vitin 2005, është vendosur busti i Aleksandër Moisiut, vepër e skulptorit shqiptar Qazim Kërtusha. Për jetën dhe veprimtarinë e tij janë botuar disa libra nga autorë dhe studiues shqiptarë si: Vafsi Seamini ( që në kohën e mbretërisë), i cili është i pari që ka shkruar dhe botuar mbi këtë figurë; Selman Vaqarri pas çlirimit në vitin 1957; Bardhyl Kosova; Vangjel Moisiu i cili ka bërë një hulumtim shumë të gjerë mbi Aleksandrin, që përveç se librave në shqip, libri i fundit është botuar në gjuhën angleze dhe italiane, mbështetur nga UNESCO. Por Guta, për afro 45 vite  studioi dhe e plotësoi më së miri figurën e të madhit Moisi.

Tashmë është e njohur nga të gjithë se Aleksander Mojsiun janë përpjekur ta privatizojnë shumë shtete europiane. Italia i dha edhe nënshtetësi në momentet e fundit të jetës së tij, ndërsa Shqipëria për fat të keq nuk e bëri. Është shumë domethënëse një deklaratë e Moisiut, ku ai thotë: “Gjaku im i përket origjinës shqiptare dhe origjina është ajo që thotë fjalën e fundit. T’i shikosh shqiptarët në jetë, duken si njerëz shumë të qetë, por gjithë ajo qetësi shndërrohet në fuqi luani, e s’ka zot që i mban nëse dikush i prek në sedër dhe në të drejtat e tyre”.

Në veprat e Isakut ngrihet zëri për t’i kujtuar të gjithëve se duhet vepruar, për të përjetësuar këtë shqiptar të madh të artit, i cili asnjëherë jo vetëm nuk e vuri në diskutim origjinën e tij, por kudo që shkoi dhe luajti nëpër botë fliste dhe e ndjente veten krenar që ishte me gjak shqiptar.

Shpresoj që libri i Isakut të hyjë në kurrikulat shkollore dhe ato universitare. Ku ka më bukur tú mësosh fëmijëve tanë, nxënësve, studentëve për figurat e mëdha shqiptare me famë botërore, si Skënderbeu, Bekim Fehmiu, Nënë Tereza, apo për Aleksandër Moisiu.

  1. Mbi veprimtarine e Isak Gutes- Lindita Tepshi

Isak Guta lindi  në Ferizaj ne vitin 1944. Shkollën  normale e kreu ne Shkup, ne vitet 1970-76. ku  studioi per matematike ne Pragë,  dhe me vonë u specializua si teknolog dhe regjizor filmi po në Çeki.

Pjesën më të madhe te jetës, afro 50 vite i kalon në mërgim. në jetën teatrore të pragës së viteve ’70, ku Isaku u vendos ne fillim, kumbonte ende jehona e interpretimeve madhështore të A. Moisiut. Isaku e ndjeu si detyrë intelektuale dhe atdhetare të merrej me jetën, veprën, shpirtin e A. Moisiut dhe ta sillte atë sa më afër atdhetarëve të vet, me ane te ekspozitave dhe veprave te tij.

Ekspozita  e pare, 45-ditore u zhvillua në Pragë  ne 1980 dhe për herë të parë ësht njohur me titull: “Aleksandër Moisiu figurë legjendare e artit skenik botëror.

Ekspozita  dytë dyjavore,  është organizuar në klubin e punëtorëve shqiptarë “Emin Duraku” në Dyseldorf.

Ekspozita  e tretë triditore u zhvillua nga organizimi i parë i diasporës shqiptare, në mars të vitit 1994 ne Lugano te Zvicres.

Ekspozitat  e tjera u zhvilluan ne Kosove, Tirane, Mynih, Durres, Tetove, etj

Disa  nga veprat e Isak Gutës jane:

  1. “I madhi midis të mëdhenjve”, vepra e parë letrare studimore, botuar më 2006 e promovuar më 3 prill në institutin albanologjik në Prishtinë.
  2. “Pa këtë botë s´fitohet tjetra”, vepër monografike kushtuar vëllezërve Adem e Vesel Xheladin Guta,
  3. “Jezerci nga rëngat tek epopeja”, vepër monografike për Jezercin, botuar më 2008 me rastin e 10- vjetorit të epopesë së uçk-së në jezerc dhe e promovuar bashkë me premierën e filmit “Krushqëzimi”, më 28 nëntor 2008 në Jezerc.
  4. “Epika e mbiemrit”, dramë kushtuar figurës së Moisiut,
  5. “Zëri i vërtetë dhe mysafirët e paftuar”,
  6. “Klubet shoqërore dhe roli i tyre në shoqëri”, vepër monografike kushtuar lindjes së klubeve të para të punëtorëve në mërgim,
  7. “Psherëtima shqiptare e shekullit”,  kushtuar ngjarjeve të Kosovës 1981-1985.
  8. “Një bukë shqiptare nga Hamleti kosovar”.
  9. “Tok me Moisiun”, vepër publistike letrare
  10. “Pranvera shqiptare e Moisiut”, broshurë e vogël për të madhin, veçmas për rininë studentore shqiptare,
  11. “Rilindja e Moisiut”, libër studimor me projekte e pretendime shkencore,
  12. “Emblema”, vepër gjithëpërfshirëse për nga vëllimi më e madhja deri më tash, kushtuar figurës së Moisiut dhe si asnjë vepër më parë me shpalosje nga bëmat e reja krijuese të saj
  13. “Moisiu dhe bëma e librit” (emblema), e shtypur nga “Lena grafik”, shtëpia botuese “sas” më 2018 dhe e promovuar në ambientin e shtypshkronjës më 2 prill 2019.
  14. “Mulla Hamit Guta, njeri i dijës, fjalës e besës”,
  15. zëri patriotik mërgimtar,
  16. Manifesti i mërgatës
  17. libri “Pranvera shqiptare e moisiut” (2), botuar më 7 marst 2022 enkas në shërbim të rinisë në rastin përmbyllës…
  18. “Moisiu art-arsim”, botuar më 2022

Dhe  3 librat e fundit te tij promovohen sot.

 Suksese Isak!   (Edhe ky tekst eshtë krejt i filmuar.)

  1. Manifesti I mërgatës- Hamdi Hysuka
  2. Poezia e Ndoc Paplekës- Studenti Viktor Cela
  3. Promovimi i librit “Pranvera shqiptare e Moisiut”-

Arkid Abdullaj:

 ‘’Pranvera Shqiptare e Moisiut’’ është një broshurë ose libërth xhepi e përshtatur më së miri për rininë shqiptare, i ribotuar në 7 mars 2022. Në fletët e tij gjejmë një përmbledhje të literaturës nga autorë të ndryshëm që shkruajnë për Moisiun. Moisiu mori një popullaritet të gjerë në Shqiperi ne 1979 me disa botime dhe veprimtari qe u organizuan me rastin e 100 vjetorit te lindjes. Figura e A Moisiut u gdhend ne kujtesen e shqiptarëve nepermjet studiuesve si Bardhyl kosova, Vangjel Moisiu, Aleks Buda, Isak Guta, etj. Isaku ne kete liber te vogel ka sjelle fakte, dokumente, fotografi, perjetimet e tij personale per Moisiun. Ai ka dokumentuar gjeresisht veprimtarine e aktorit te madh. Me ane te hulumtimeve sistematike Isaku ka mbledhur vleresimet dhe opinionet e njerezve te shquar te artit boteror per Moisiun.

Ja si e cilëson Esat Oktrova atë:

“Moisiu pa qenë gjerman, u çmua si interpreti më i mad hi Gëtes dhe Shilerit, pa qenë rus u cilësua si interpreti më i mad hi Tolstoit, pa qenë anglez  u vlerësua si interpreti më i madh i Shekspirit dhe Shout”.  (Kujdes ky tekst e më shumë thuhet përmes fjalës gjallë në film nga vështruesi Arkid Abdullaj)

Ndërsa Alfred Moisiu është shprehur:

Në kohë të turbullta, zëri i A Moisiut u bë këmbana e zgjimit dhe e një estetike të epokës së vet. Emri i tij është simboli që bashkon artin shqiptar me atë evropian”.

 Eshte nje liber i rekomandueshem per cdo biblioteke shkollore apo universitare.  (Kujdes, poashtu ky tekst e më shumë, thuhet përmes fjalës gjallë në film nga vështruesi Arkid Abdullaj)

  1. Recitimi i poezisë ‘’Unë kam atdhe’’- studenti Iris Manci
  2. Poeti, shkrimtari, drejtuesi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Durrësit, z. Agim Bajrami, e interpreton për mrekulli tërë recensionin e librit, MOISIU Art-Arsim të vlerësuesit shquar, drejtorit të Radios Kosova e Lirë z. Ahmet Qeriqi
  3. “Nuk ka si ne”… nga autori Halil Xani, reciton Studentja  Erisa Cani  e Universitetit A. Moisiu
  4. Fjalën e ka zavends-kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Durrësit, poeti, kritiku dhe shkrimtari e intelektuali i njohur z. Vladimir Muça  dhe ndonjë tjetër student si u lexua pjesë nga recensenca e Prof. Dr. Emil Lafe etj.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …