leoni

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mbledhjen e cila paraparë të mbahej me AKI-në, e ka bojkotuar Lëvizja Vetëvendosje

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, bëri  të ditur se ka thirrur në një mbledhje urgjente kreun e AKI-së, Petrit Ajetin. Ajo tha para gazetarëve se mbledhjen e paraparë të mbahej sot në orën 09:00, e ka bojkotuar Lëvizja Vetëvendosje. Unë shfrytëzova rastin të informohem nga drejtori i AKI-së”, lidhur me  planet e Serbisë për ta vrarë, ish-raportuesin e  Këshillit të Evropës, Dick Mart. Kosova duhet të bashkëpunoje me Bashkimin Europian. Unë besoj se  Dik Marty mund të ketë qenë i “nxitur” apo i “detyruar” që t’i hetojë “pretendimet e fabrikuara nga shërbimi sekret serb dhe ai rus për trafikimin e organeve”.  Institucionet duhet të informohen  se cilat shërbime sekrete i kanë dhënë atij dëshmi dhe prova, që bënë që më pas të ngrihet Gjykata Speciale. “Vetë fakti që nuk kemi asnjë prononcim apo deklaratë zyrtare, qoftë nga mbledhja e AKI-së është për t’u frikësuar dhe për t’u shqetësuar se institucionet e vendit nuk janë në krye të detyrës”, saktësoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …