PDK

PDK: ZRRE duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës për pezullimin e rritjes së çmimit të energjisë, ose kryen vepër penale

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar kundër qëndrimeve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për moszbatimin e vendimit Gjykatës Themelore për pezullimin e tarifave të shtrenjtuara të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës. PDK-ja e ka marrë me shqetësim jashtëzakonisht të madh këtë vendimin të ZRRE-së për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Themelore. “Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën që është publikuar dhe në ditën që e kemi marrë edhe ne, edhe ZRRE. Baza ligjore në të cilën ZRRE thirret që ky vendim nuk ka hyrë në fuqi është e paqëndrueshme. Andaj vendimi i Gjykatës Themelore, Departamenti Administrativ është jashtëzakonisht i qartë. Ky vendim ka hyrë në fuqi dhe qytetarët e Kosovës nuk duhet të paguajnë tarifa të energjisë elektrike me rritje për këtë muaj, përderisa nuk kemi një vendim tjetër të shkallës së dytë, pra të Apelit.”, theksoi ai.

Tahiri i ka bërë thirrje ZRRE-së të mos e apelojnë vendimin e Gjykatës, sepse ky është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të cilët rritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme. “Tashmë jemi në një situatë tjetër, ku Republika e Kosovës me prodhimin e energjisë edhe mund t’i mbulojë nevojat e sja për konsum ditor në raport me energjinë elektrike. Tashmë koha ka ndryshuar drastikisht me periudhën në të cilën është rritur çmimi i energjisë elektrike, pra me janarin, shkurtin, marsin, ku kemi pasë vërtetë muaj të ftohtë. Tash në stinën e pranverës konsumi i energjisë elektrike ka rënë jashtëzakonisht shumë.” Po ashtu, PDK i bën thirrje Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani që të mos insistojnë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike. “Të gjitha statistikat që dalin në raport me rritjen e çmimeve në Republikën tonë janë shqetësuese. Ky vendim i Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë deri në 109 për qind është vendim në interes të qytetarëve të Kosovës, një vendim të cilin PDK me juristët e saj e ka argumentuar.”, tha ai. Tahiri tha se në rast të moszbatimit të këtij vendimi, PDK do të angazhohet që të bëj padi penale për Bordin e ZRRE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …