23 vjet më parë në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë dëshmorë Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe

23 vjet më parë në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë dëshmorë Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe. Dy luftëtarët e dëshmuar në beteja të shumta të luftës sonë çlirimtare, u përjetësuan me sakrificën e tyre sublime për atdhe dhe liri. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë e familjarë, kanë nderuar kujtimin e emrit dhe veprën e tyre madhështore të 13 prillit 1999, te vendi i rënies, i njohur si Rrezet e Krushës. Kryetari Latifi tha se, Dalipi e Bekimi sot dukeshin më të gjallë se kurrë, më krenarë se kurrë. Falë sakrificës së heronjve e dëshmorëve të kombit, sot ne gëzojmë lirinë, shtetin e pavarur dhe përparimin më të madh kombëtar i cili pashmangshëm po ec drejt bashkimit përfundimtar. Lavdi dëshmorëve të kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

 

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …